Qendra MINBER

Zemra: Vendi ku Allahu Shikon Njeriun

Home » Zemra: Vendi ku Allahu Shikon Njeriun

 

Të Nderuar Besimtarë!

Një ditë, Pejgamberi a.s. pasi u shpjegoi shokëve të tij disa çështje rreth hallallit dhe haramit, bëri paralajmërimin e mëposhtëm: «أَلَا وَإِنَّ فِي الْجَسَدِ مُضْغَةً، إِذَا صَلَحَتْ صَلَحَ الْجَسَدُ كُلُّهُ، وَإِذَا فَسَدَتْ فَسَدَ الْجَسَدُ كُلُّهُ، أَلَا وَهِيَ الْقَلْبُ» “Vini re, në trupin e njeriut është një copë mishi, që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet tërë trupi. Kini kujdes, ajo është zemra”.[1]

Zemra është vendshikimi i Zotit të Plotfuqishëm. Është vendi i besimit dhe devotshmërisë, i dijes dhe i urtësisë. Është burimi i mirësjelljes dhe i ndjeshmërisë, është pika kyçe e dashurisë dhe e afërsisë hyjnore. Zemra është qendra e dashurisë dhe e urrejtjes, e guximit dhe e frikës, e së mirës dhe e së keqes; thënë ndryshe, qendra e të gjitha emocioneve.

Të Dashur Besimtarë!

Kur njeriu beson me gjithë zemër tek Allahu dhe i Dërguari e Tij, dhe kur nw zemrwn e tij vendoset pwrmendja e Zotit, atëherë ai arrin paqen e vërtetë. Në ajetin që lexuam në fillim të hutbes, Allahu xh. sh. thotë: “Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”.[2] Zemra e atij që lexon, dëgjon, mëson dhe u’a mëson të tjerëve Kur’anin Fisnik, duke i përfshirë mesazhet e tij në çdo moment dhe në çdo aspekt të jetës së tij, bëhet vend i reflektimit hyjnor. Kur njeriu e çliron zemrën e tij nga e vdekshmja dhe e lidh atë me të përjetshmen, e zbukuron atë me të vërtetat e Islamit dhe e pastron veten nga mëkatet përmes pendimit dhe kërkimit të faljes, ai arrin lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu xh.sh. na informon lidhur me këtë të vërtetë duke thënë: إِلَّا مَنۡ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلۡبٖ سَلِيمٖ يَوۡمَ لَا يَنفَعُ مَالٞ وَلَا بَنُونَ “në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu![3]

Të Nderuar Besimtarë!

Nëse njeriu i nënshtrohet mashtrimeve të shejtanit dhe egos së tij, dhe bëhet skllav i politeizmit, mosbesimit, hipokrizisë dhe mburrjes, ambicies dhe lakmisë, zemërimit dhe dhunës, atëherë edhe zemra e tij ngurtësohet. Kështu, dashuria e tij bëhet e ftohtë, fjalët e ashpra dhe veprimet e tij tw pamëshirshme. Nëse njeriu humbet orientimin, ai largohet nga rruga e drejtë, nga adhurimi. Sakaq, ai humbet ndjeshmërinë ndaj asaj që është e lejuar dhe e palejuar, duke u zhytyr në mëkate, çka bwn qw zemra e tij tw errësohet. Veshët e tij ndalojnë së dëgjuari të vërtetën, gjuha e tij ndalon së foluri të vërtetën dhe sytë e tij bëhen të verbër ndaj të vërtetës. Paralajmërimi I Pejgamberit a.s. për këtë çështje është mjaft i qartë: “Kur personi kryen një mëkat, në zemrën e tij shfaqet një njollë e zezë. Nëse pendohet dhe kërkon falje, zemra e tij shkëlqen. Nëse vazhdon të mëkatojë, njolla e zezë rritet dhe përfundimisht ia mbulon të gjithë zemrën”.[4]

Besimtarë Të Nderuar!

Njw sahab I’u ankua Profetit a.s. pwr ngurtwsimin e zemrws, dhe e pyeti Profetin a.s. sesi mund ta zbuste atw; Profeti ynw I nderuar e kwshilloi qw t’u ofronte mikwpritje atyre qw ishin nw nevojw dhe tw pwrkwdhelte kokwn e njw jetimi. Në të vërtetë, çdo akt bamirësie pasqyron një mirësi në zemrat tona. Shfaqja e një buzëqeshjeje ndaj bashkëshortëve dhe fëmijëve tanë, respektimi i prindërve, respektimi i fqinjëve, kujdesi për të moshuarit, vizita e të sëmurëve dhe mbështetja e jetimëve, të gjitha këto i zbutin zemrat tona dhe sjellin paqe në shpirtrat tanë. Detyra jonë është të përpiqemi t’i zbukurojmë zemrat tona – të cilat janë pasqyra e Zotit – pwrmes veprave të mira. Nga ana tjetër, duhet të ruhemi që mos t’i thyejmë zemrën askujt dhe të mos i lëndojmë zemrat e njerëzve. Duhet të qëndrojmë larg pakujdesisë që ndot zemrat tona, të keqes që i ndryshk dhe mëkateve që i errësojnë ato. Është me shumë rëndësi t’i mbajmë ato gjallë me lutje, përkujtim të Zotit, me lexim të Kuranit dhe vepra të mira. Atëherë, le të mos harrojmë se nëse i ndriçojmë zemrat tona me dritën e Islamit, bëhemi rob të vërtetë të Zotit.

Hutben dua ta mbyllim me duanë e Profetit a.s. ku thotë:

يَا مُقَلِّبَ الْقُلُوبِ ثَبِّتْ قَلْبِي عَلَى دِينِكَ “O Allah, Ti që i kthen zemrat (nga një gjendje në tjetrën), bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!.[5]

 

[1] Buhariu: Iman, 39.

[2] Ra’d: 28.

[3] Shuara: 88-89.

[4] Tirmidhiu: Tefsiru’l Kur’an, 83.

[5] Tirmidhiu: Deauat, 89.