Qendra MINBER

Të jetojmë sipas besimit

Home » Të jetojmë sipas besimit

 

 

 

 

 

 

Të nderuar besimtarë!

Allahu i Lartmadhëruar në ajetin që lexuam na thotë: “Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur”.[1]

Ndërsa në hadithin që përmendëm I Dërguari i Allahut Muhammedi a.s. thotë: “Fjala më e drejtë është Libri i Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit a.s.”.[2]

Sipas fesë tonë Islame, rruga që do ta çojë njeriun drejt të vërtetës, të mirës dhe të bukurës është rruga e drejtë e treguar nga Kur’ani dhe Suneti. Nuk ka rrugë tjetër për të garantuar paqen dhe sigurinë njerëzore. Sipas Islamit, pronari i fesë është Allahu. Është Ai që përcakton se çfarë dhe si besojmë dhe na tregon rrugët që do të na çojnë drejt lumturisë. Kurani dhe suneti janë dy burimet kryesore të Islamit; asnjëherë të ndarë nga njëri-tjetri. Autoriteti për të vendosur për një çështje i takon Allahut dhe të Dërguarit të Allahut, aq sa Ai e ka lejuar. Askush nuk mund t’i konsiderojë pikëpamjet, mendimet dhe ideologjinë e tij si superiore ose më të vlefshme se dispozitat e vendosura nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Askush nuk mund të marrë disa nga këto dispozita dhe ti lej të tjerat sipas mendimit të tij.

Shenja e nënshtrimit tonë ndaj Allahut është besimi ynë. Ndërsa adhurimet tona janë ato që do ta mbajnë gjallë besimin dhe morali ynë i mirë është vlera që do ta bëjë atë të përsosur. Atëherë, le t’i kryejmë si duhet ibadetet tona që sjellin lehtësim në zemrat, paqe në shpirtrat dhe bollëk në jetën tonë. Le të respektojmë me përpikëri kriteret hallall dhe haram të urdhëruara nga Islami. Le të përpiqemi të pasqyrojmë vlerat morale islame në të gjitha fjalët, qëndrimet dhe sjelljet tona.

Të nderuar besimtarë!

Nëse ne respektojmë parimet e përcaktuara nga Islami në të gjitha fushat e jetës, nga jeta jonë familjare e deri te tregtia, nga ngrënia dhe pirja e deri te veshja; Atëherë ne përmbushim detyrat tona ndaj vetes, Zotit dhe mjedisit ku jetojmë. Le të mbrojmë të drejtat e bashkëshortëve, fëmijëve, prindërve, të afërmve dhe fqinjëve tanë. Le të jemi të ndërgjegjshëm se çfarë është hallall në tregtinë tonë dhe të mos përdorim rrugë të ndaluara për të fituar më shumë. Të mos viktimizojmë askënd me rritje të pakritershme çmimesh. Le të qëndrojmë larg kamatës, tregëtisë së zezë dhe grumbullimit, që janë pjesë e rrugëve drejt dënimit në Ahiret. Në vend të këtyre le të përqafojmë gjithmonë virtyte si drejtësia, mirësia, mëshira dhe ndershmëria. Le ta forcojmë unitetin, solidaritetin dhe vëllazërinë mes njëri tjetrit. Të largohemi nga të gjitha llojet e të këqijave si gënjeshtrat, përgojimet, thashethemet, shpifjet; Le të shmangim të gjitha format e imoralitetit si alkooli, bixhozi, tradhtia bashkëshortore dhe ryshfeti. Të ruhemi nga dukuritë e ndaluara që shkatërrojnë veprat tona si mendjemadhësia, hipokrizia e mizoria dhe nga shkeljet që kanë përgjegjësi të madhe tek Allahu si’ç është hyrja në hakun e njerëzve dhe shoqërizë në përgjithësi. Gjithashtu me rëndësi të veçantë është që në lidhje me këto vese të këqia ti porositim, ti këshillojmë dhe edukuojmë fëmijët dhe familjarët tanë. Ndërkaq Allahu xh. sh. në Kur’anin Fisnik thotë:

وَذَكِّرۡ فَإِنَّ ٱلذِّكۡرَىٰ تَنفَعُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

“Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve”.[3]

Duke ndjekur këtë mënyrë jetese do të ketë paqe në familje, bollëk në punë dhe qetësi në shoqërinë tonë.

“Hytben po e mbyllim me duanë e përcjellur nga Pejgamberi a.s. ku thotë:

 يَا مُقَلِّبَ الْقُلُوبِ ثَبِّتْ قَلْبِى عَلَى دِينِكَ

“O Zot, që i ndryshon zemrat nga një situatë në tjetrën! Bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë tënde!”.

 

[1] Ahzab, 36.

[2] Nesai, I’dejn, 22.

[3] Dharijat, 33.