Qendra MINBER

Personaliteti  musliman

Home » Personaliteti  musliman

 

 

 

 

 

 

 

Të nderuar besimtarë!

Islami është një fe që i formon njerëzit me personalitetin e tyre. Parimet dhe vlerat e shpallura nga Islami, nga njëra anë ndërtojnë emocionet, mendimet dhe sjelljet tona, dhe nga ana tjetër kontribuojnë në maturimin e personalitetit tonë. Të gjitha pyetjet rreth kuptimit dhe qëllimit të jetës, origjinës dhe aventurës së ekzistencës, burimit dhe autenticitetit të dijes, së mirës, ​​së keqes dhe estetikës i gjejnë përgjigjet e tyre në personalitetin musliman që Islami dëshiron të ndërtojë.

Elementi më i rëndësishëm që përbën personalitetin musliman është pikërisht besimi, i cili i jep kuptim botës dhe ahiretit. Besimi është thesari më i madh që e mbron njeriun nga lëkundjet në rrugëtimin e adhurimit dhe e çon atë në lumturinë e përjetshme.

Gjëja më e rëndësishme që vjen pas besimit në sigurimin e shëndetit të personalitetit musliman janë ibadetet, të cilat e afrojnë robin me Zotin e tij dhe më pas vijnë vlerat e mira morale që janë rezultat konkret i këtyre ibadeteve. Këto dy elementë që ushqejnë anën shpirtërore të njeriut janë karakteristika dalluese të një muslimani që ka lidhur mendjen dhe zemrën me Zotin e tij. Për këtë arsye, ajo që pritet nga muslimani është t’u drejtohet lutjeve dhe moralit të mirë që janë tregues i besimit të tij. Sepse adhurimi është qëllimi i krijimit të njeriut dhe thelbi i përuljes ndaj Krijuesit. Ndërsa morali i mirë përfshin të gjitha sjelljet e larta që ndërtojnë mendjen dhe i japin personalitet njeriut.

Të nderuar motra e vëllezër!

Allahu i Lartëmadhëruar në Kuranin Famëlartë thotë:

لَّقَدۡ كَانَ لَكُمۡ فِي رَسُولِ ٱللَّهِ أُسۡوَةٌ حَسَنَةٞ لِّمَن كَانَ يَرۡجُواْ ٱللَّهَ وَٱلۡيَوۡمَ ٱلۡأٓخِرَ وَذَكَرَ ٱللَّهَ كَثِيرٗا

“Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun”.[1]

Atëherë, ajo që duhet të bëjmë neve është që mos të ndahemi qoftë edhe për një moment nga shembulli i personalitetit të Pejgamberi a.s. Për më saktë të ndjekësh shembullin e vetë Profeti a.s., do të thotë të shfaqim një jetë që bazohet në tevhid/monoteizëm, të brumosur me adhurim dhe të pjekur me moral. Të veshësh dinjitetin dhe nderin e Islamit, do të thotë të kesh një karakter solid që nuk ndryshon sipas kohës dhe vendit, do të thotë të ndjekësh gjithmonë mirësinë dhe të konkurosh në vepra të mira dhe të mos anojmë kurrë nga padrejtësitë, mizoritë dhe dhuna. Do të thotë të sillemi me dhembshuri dhe mëshirë me parësisht ndaj prindërve, bashkëshortëve, fëmijëve dhe ndaj çdo gjallese. Ashtu siç thotë edhe vetë i Dërguari i Allahut a.s. “Një musliman ku nga gjuha dhe dora e tij nuk cënohet askush”.[2]

Hytben e sotme po e përfundojmë me kuptimin e ajetit që lexuam në fillim ku Allahu xh. sh. thotë:

إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسۡتَقَٰمُواْ تَتَنَزَّلُ عَلَيۡهِمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَلَّا تَخَافُواْ وَلَا تَحۡزَنُواْ وَأَبۡشِرُواْ بِٱلۡجَنَّةِ ٱلَّتِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ

Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar”.[3]

 

[1] Ahzab, 21.

[2] Ibn Hanbel, VI, 22.

[3] Fussilet, 30.