Qendra MINBER

Namazi, dhurata e Miraxhit  

Home » Namazi, dhurata e Miraxhit  

 

 

 

 

 

 

Të nderuar besimtarë!

Në ajetin e sipërpërmendur në Kuranin famëlartë, Zoti thotë: “Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.”[1]

Ndërsa Profeti ynë i nderuar (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush i ruan pesë lutjet, me “ruku”, dhe “sexhde”, abdesin dhe kohët e caktuara, dhe e di se ato janë një e drejtë nga Allahu, ai do të hyjë në Xhenet.”[2]

Të nderuar besimtarë!

Ngjarja e madhe e Israsë dhe Miraxhit që ka ndodhur në muajin Rexhep, është një ngarje e gëzuar për ne, për lajmin e lumtur që Zoti i Madhërishëm dha nëpërmjet Profetit tonë të nderuar (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).

Në këtë predikim do të kujtojmë edhe një herë rëndësinë e Namazit, që është dhurata e Miraxhit, ajo që i jep kuptim jetës tonë dhe sjell paqe në zemrat tona. Namazi është një nga pesë shtyllat kryesore të Islamit, i cili fillon me thirrjen: “Allahu Ekber – Zoti është më i madhi” dhe mbaron me:  “Selam – Paqe”. Është një adhurim unik në llojin e tij ku mendja, zemra, gjuha dhe i gjithë trupi ynë drejtohen kah Zoti i Lartësuar dhe i Madhëruar. Namazi është një detyrim dhe adhurim i cili largon çdo dallim dhe ndarje dhe bën që besimtarët të jenë të barabartë para Allahut, si dhëmbët e një krëhëri dhe i bashkon ata, krah për krah.

 

Të nderuar besimtarë!

Pesë namazet ditore nuk janë adhurime, që mund të shpejtohen, shtyhen, kufizohen, ose hiqen dhe as mund të neglizhohen. Koha më e mirë, që një person mund ta kalojë gjatë jetës së tij është koha e kryerjes së faljes. Jeta që kalon pa namaz është një jetë e zbrazët. Prandaj, nuk është e lejuar që muslimani të lërë namazin e tij, përveç nëse ka ndonjë arsye të ligjshme, dhe nuk është e lejuar të thotë: “Do ta bëj më vonë!” Detyrë e muslimanit është të organizojë punët e tij në përputhje me kohët e faljeve. Në të vërtetë, Profeti ynë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e thekson këtë çështje me fjalët e tij: Namazi është shtylla e fesë.[3]

Të nderuar besimtarë!

Në ajetin që lexuam në fillim të predikimit kuptojmë se, qëllimi i jetës sonë është adhurimi dhe qëllimi i adhurimit tonë është të jemi muslimanë të drejtë. Prandaj, namazi jonë duhet të na ndalojë nga veprat e ndaluara dhe duhet të ruajmë gjuhën tonë nga gënjeshtra, zemrat tona nga urrejtja dhe duart tona nga e keqja. Falja, duhet të na pastrojë nga të gjitha llojet e mëkateve dhe të na e qetësojë zemrën, ashtu siç ja qetësonte dhe Profetit tonë të nderuar (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), kur thonte: “Ngrihu, o Bilal! Na thirr për tu falur! Na qetëso me namaz!” [4] Ai e ka kujtuar ummetin e tij se, vështirësitë e jetës nuk mund të lehtësohen, përveçse me namaz.

 

Të nderuar besimtarë!

Ne duhet ti shohim namazet tona jo si një barrë, por si një bekim, që na sjell paqe në shpirtin tonë të lodhur nga angazhimet e përditshme. Le të falim namazet me përkushtim, pa vonesa dhe pa shpërqëndrime, duke respektuar sunetet dhe rregullat e përsosmërisë. Le të jemi besimtarë të përsosur, të pjekur përmes namazit. Le të mundohemi t’i kryejmë namazet tona në xhami. Nëse nuk mundemi, le të falim namazet bashkë me familjet tona në shtëpi, duke iu përmbajtur urdhrave të Zotit i cili thotë: Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut.[5] Le të mësojmë fëmijët dhe rininë tonë të falin namazin me fjalë të ëmbla, me fytyra të buzëqeshura dhe me durim. Le të mos i mohojmë vetes dhe familjeve tona bekimet e një adhurimi të madh siç është namazi.

 

Të nderuar besimtarë!

Sot dëshiroj ti drejtohem të gjithë vëllezërve dhe motrave tona që e neglizhojnë faljet e tyre. Le të shfrytëzojmë këto ditë të shenjta dhe të vendosim të falim pesë namazet tona, të cilat na pastrojnë nga mëkatet dhe rrisin vlerën tonë para Allahut. Profeti ynë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush i ruan pesë lutjet, me “ruku”, dhe “sexhde”, abdesin dhe kohët e caktuara, dhe e di se ato janë një e drejtë nga Allahu, ai do të hyjë në Xhenet.”

Le të mos e harrojmë këtë lajm të e lumtur. Po ashtu, le të mos harrojmë se fitimi dhe puna pa namaz nuk do të japë fryt dhe shtëpia që nuk ka adhurim do të jetë e mjerë.

Le ti ulemi Zotit bashkarisht për udhëzim dhe falje, për bekim dhe mëshirë, për mirësi dhe begati sespe Zoti është Mëshirues, Mëshirëbërës. Amin!

[1] Ankebut: 45

[2] Ibn Hanbel, v: 4, nr: 266

[3] Behekiu, kapitulli i besimit, v:3, nr:39

[4] Ebu Daudi, Kitab el-Adeb, 78

[5] Ta-Ha: 132