Të nderuar besimtarë!
Në ajetin qe mësipërm Allahu i Lartmadhëruar na thotë: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”.[1]
Ndërsa Pejgamberi a.s. thotë: “Kjo fe, Islami do të vazhdojë të jetë superiore ndaj atyre që ushqejnë armiqësi ndaj saj. Ata që e kundërshtojnë Islamin dhe e braktisin atë kurrë nuk do të mund ta dëmtojnë atë”.[2]
Bekimi më i madh që Allahu xh.sh. na ka dhuruar është Islami. Islami është feja e vetme e pranueshme tek Allahu, e cila filloi me Ademin a. s. dhe arriti përsosmërinë e saj me Profetin Muhammed a. s. Islami është feja e mëshirës dhe e dhembshurisë e dërguar për udhëzimin dhe mirësinë e njerëzimit dhe për organizimin dhe gjallërimin e jetës në tokë. Ajo është feja e diturisë, e urtësisë dhe e ndriçimit që drejton mendjet, u jep paqe shpirtrave dhe qetëson zemrat. Është feja që na mëson qëllimin e krijimit tonë dhe rrugën si të vendosim ekuilibrin mes kësaj bote dhe ahiretit.
Është Feja Islame, ajo që e ktheu të gjithë errësirën e periudhës së injorancës në dritë. Të shtypurit dhe të pafajshmit të cilëve iu shkelën të drejtat, fituan lirinë e tyre me Islamin.
Të nderuar besimtarë!
Ashtu siç theksohet në ajetin e 13 të Sures Huxhurat,
ۚ إِنَّ أَكۡرَمَكُمۡ عِندَ ٱللَّهِ أَتۡقَىٰكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِير
“Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë”, është Islami që i ka deklaruar të gjithë njerëzimit, se epërsia dhe dallimi mes njerëzve nuk qëndron në racë dhe gjini, status dhe pasuri, famë dhe reputacion, por qëndron në devotshmëri.
Kjo fe madhështore, i ka treguar njeriut rrugët dhe metodën e fitim hallall, pa u përfshirë në gënjeshtra, mashtrime, hile dhe pa prekur e cënuar të drejtat dhe hakun e tjerëve. Islami na ka mësuar të respektojmë nënat dhe baballarët tanë, të tregojmë kujdesin dhe vëmendjen e duhur ndaj familjeve tona, të respektojmë të drejtat e të afërmve dhe fqinjëve si dhe të konkurojmë në vepra të mira dhe bamirësi.
Është e trishtueshme që jetojmë dhe kalojmë në një kohë ku vlerat njerëzore dhe virtytet morale po zvogëlohen dhe të këqijat globale po e bëjnë botën të pabanueshme dita-ditës. Fatkeqësisht, në vend që të gjejmë zgjidhje për këto negativitete, muslimanët nën ndikimin e kulturës populare po humbasin identitetet e tyre. Të gjitha këto vështirësi nuk duhet të na shtyjnë kurrë në dëshpërim, por përkundrazi, duhet të na inkurajojnë që të punojmë më shumë si në aspektin material ashtu edhe në atë shpirtëror, për t’i aktualizuar parimet jetëdhënëse të Islamit për mbarë njerëzimin. Vlen të theksohet, se premtimi i Allahut është që njeriu do të shpërblehet vetëm për atë që punon dhe shpërblimi i punës së tij do t’i tregohet atij.
وَأَن لَّيۡسَ لِلۡإِنسَٰنِ إِلَّا مَا سَعَىٰ وَأَنَّ سَعۡيَهُۥ سَوۡفَ يُرَىٰ
“…dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar; se përpjekjet e tij do të shihen”.[3]
Të nderuara motra dhe vëllezër!
Islami është e djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja jonë. Islami është arsyeja jonë e ekzistencës. Ne gjejmë nder në të dhe jemi të lartësuar në të. Prandaj, le të përpiqemi ta jetojmë Islamin jo ashtu siç dëshirojmë ne, por ashtu siç na ka urdhëruar Zoti i Madhëruar dhe na ka mësuar i Dërguari i Allahut a.s. Prandaj le të përcjellim vlerat islame në çdo moment dhe në çdo fushë të jetës, nga veshja te paraqitja, nga ngrënia te pirja, nga blerja te tregtia, nga jeta familjare te marrëdhëniet me të afërmit dhe fqinjët. Le të përpiqemi të jemi muslimanë të mirë dhe të devotshëm që njerëzit të mund të na marrin si shembull besimin, adhurimin dhe moralin tonë të mirë. Kushdo që na shikon, le të shohë tek ne bukuritë e Islamit dhe ta dojë Islamin. Le ta jetojmë Islamin bukur dhe saktë, të dukemi ashtu siç jemi dhe të jemi ashtu siç dukemi. Të mos harrojmë se, nëse bëhemi shkak që një person nisë të mbjellë respekt për Islamin, të gjej udhëzim në Islam dhe të filloj ta jetoj atë në mënyrën më të mirë, për ne është më e vlefshme se bota dhe gjithçka ka në të.
Hytben e sotme po e mbyllim me këshillen e meposhtme që Pejgamberi a.s na la ne hutben e tij të lamtumirës:
تَرَكْتُ فِيكُمْ أَمْرَيْنِ لَنْ تَضِلُّوا مَا تَمَسَّكْتُمْ بِهِمَا كِتَابَ اللَّهِ وَسُنَّةَ نَبِيِّهِ
“Ju kam lënë dy gjera. Përderisa tu përmbaheni atyre, nuk do të devijoni. Këto janë Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit të Tij”.[4]
[1] Maide, 3.
[2] Ibn Hanbel, V, 100.
[3] Nexhm, 39-40.
[4] Muvatta’, Kader, 1628, 1/355.