Trajnimi 1-ditor “Psiko-sociologjia e ftuesit” u realizua më 10 qershor 2023, me trajnues Dr. Musa Musain. Ky trajnim trajtoi njohjen e strukturave psiko-sociale nëpër të cilat kalon individi dhe shoqëria, duke pasur në fokus efektin e këtyre strukturave me modelet fetare si një element i rëndësishëm për ftesën në përgjithësi por dhe ftuesin në veçanti.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja dhe pajisja e ftuesit me dije praktike dhe njohuri psiko-sociologjike në mënyrë që të njohë sa më mirë rrethanat e individëve dhe strukturat e shoqërisë ku aktivizohet. Në trajnim morën pjesë imamllarë, mësuese dhe aktivistë të organizatave të ndryshme si motra, të cilat zhvillojnë aktivitete me në fokus edukimin.