Në datat 31 Korrik 2023 -3 Gusht 2023, qendra MINBER në bashkëpunim me qendrën ISAM dhe mbështetjen e Zyrës së marrëdhënieve me jashtë pranë Drejtorisë së çështjeve fetare në Turqi (Diyanet), organizoi në Stamboll një trajnim tre ditor “Historiku i institucioneve fetare në Turqi”.
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet ishin 17 hoxhallarë dhe studiues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan temat, si: Prezantimi me punimet, botimet dhe aktivitetet e qendrës ISAM. (Prof. Nazif Koca); Islamofobia dhe mënyrat se si t’i qasemi asaj. (Prof. Yasar Çollak); Struktura fetare e shoqërisë turke: xhematet fetare. (Prof. Tuncay Basoglu); Strukturat e vakëfeve në perandorinë Osmane. (Prof. Tahsin Ozcan); Historiku i enciklopedisë islame. (Prof. Ahmet Ozel); Bashkëbisedim me kryetarin e qendrës ISAM (Prof. Dr. Murteza Bedir), etj.
Krahas trajnimeve u realizuan dhe vizita në institucione të ndryshme, si: Vizitë në bibliotekën ISAM; Vizitë në xhaminë e Madhe Çamlıca; vizitë në bibliotekën Rami Kutuphanesi; vizitë në ambientet e Fakultetit të Ilahijatit pranë universitetit Marmara dhe bashkëbisedim me dekanin e këtij fakulteti Prof.Dr. Ismail Safa Ustun; vizitë përmbyllëse të akitivitetit në Myftininë Eyup të Stamboll.