Paketa e Trajnimeve mbi Artin e Komunikimit është një projekt i qendrës MINBER i realizuar në kuadër të Departamentit të Ngritjes së Kapaciteteve. Ky projekt 1-vjeçar u zhvilluar në harkun kohor shtator 2021 deri më gusht 2022.
Paketa e trajnimeve mbi Artin e Komunikimit ka si qëllim kryesor formimin dhe aftësimin e mekanizmave të cilët shëndoshin në mënyrë të drejtpërdrejt ligjërimin fetar në vend, përmes rritjes së kapaciteteve dhe aftësive në fushën e komunikimit të imamllarëve dhe hoxhallarëve në Shqipëri. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me institutin “MEDIUS”.
20 seancat e trajnimeve të zhvilluara janë kategorizuar në 4 module trajnimi, përkatësisht: i.Shkenca e Komunikimit; ii. Arti i Letrave; iii. Metodat dhe Etika në Publik; iv. Ligjërimi Specifik Fetar; përshtatur nivelit dhe nevojës së 20 pjesëmarrësve të përzgjedhur.
Në përfundim të kësaj pakete trajnimesh, pjesëmarrësit në këtë projekt vizituan qytetin e Stambollit ku dhe zhvilluan trajnimet e mbetura të modulit të Ligjërimit Specifik Fetar. Qendrimi ne Stamboll u organizua ne bashkëpunim me UMAD (Shoqata Ndërkombëtare e Dijetarëve Muslimanë). Krahas sesioneve të trajnimit, udhëtimi pati disa objektiva kryesorë: